Ora News - Një në dy gra rezulton të jetë dhunuar fizikisht, psikologjikisht apo seksualisht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti 2017 mbyllet me një bilanc tragjik sa i përket dhunës në familje, ku 12 gra humbën jetën. Statistikat paraqiten edhe më alarmante, ku 1 në 2 gra rezulton të jetë dhunuar fizikisht, psikologjikisht apo seksualisht.

Nisur nga kjo situatë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe PNUD kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, duke kërkuar raportimin e çdo akti abuzimi.

Koordinatori i përhershëm i OSBE në Shqipëri, Brian Williams, thekson se në Shqipëri numri i denoncimeve është tejet i ulët në krahasim me realitetin.

Williams: Sipas statistikave, vetëm 1 në 10 gra e raportojnë dhunë dhe kjo tregon se ndërgjegjësimi është ende në nivel të ulët. Së bashku me Policinë e Shtetit jemi këtu për të dhënë një mesazh se gratë dhe vajzat duhet të raportojnë të gjitha rastet e dhunës në polici dhe çdo institucion kompetent. Është një hap i vogël por i rëndësishëm, gjithashtu dua të theksoj se është koha që Shqipëria duhet ta tregojë me vepra se është e angazhuar plotësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si prioritet ky i vendosur nga BE.

Drejtori për Rendin Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, apelon institucionet që të zbatojnë ligjin dhe të kontribuojnë në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-ne-dy-gra-rezulton-te-jete-dhunuar-fizikisht-psikologjikisht-apo-seksualisht

Recommended