Top News - Fëmijët, dhuna seksuale/ Meta-të rritet ndëshkueshmëria

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm gjatë ceremonisë për Shpalljen e Levizjes Kombëtare, ?Ne jemi 1?, e cila ka si synim ndalimin e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri. Meta shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e politikave efikase, parandaluese dhe denoncuese për të mbrojtur fëmijët. Sipas presidentit, rastet e abuzimit me fëmijë trondisin shoqërinë, por autorët harrohen shpejtë. Kreu i shtetit ka theksuar se rritja e ndëshkueshmërisë është çelësi i suksesit për të ardhmen.


?Si president i republikës do të jem krah tuaj dhe të punojmë të gjithë së bashku për të zhvilluar politika efikase, parandaluese, denocnuese dhe mbi të gjitha politika më të forta ndëshkuese, sepse ne jemi dëshmitarë se shoqëria tronditet kur ndodh një ngjarje, mediat e pasqyrojnë maksimalisht, por më pas e harrojmë dhe nuk kemi asnjë bilanc se cfarë ka ndodhur me autorët dhe sa ka qenë shkalla e dënimit të tyre

Rritja e ndëshkueshmërisë është ccelësi i suksesit për të ardhmen, por edhe politikat integruese për fëmijët që janë viktima të abuzizmit, duke ofruar të gjithë mbështëtjen tonë?
Në vendin tonë ka ndodhur disa raste tronditëse kohet e fundit me abuzime seksuale ndaj minorenëve, ku më e bujshmja ka qene ngjarja e rëndë në Babrru, ku roja i shkollës Abaz Doga, së bashku me disa të rinj, midis tyre edhe adoleshentë, kishin abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare, nëpërmjet presionit që i bënin me disa video intime.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#LevizjaKombetare#TopChannel

Recommended