Ora News – Fëmijët me aftësi ndryshe, Shërbimi Social Kukës: Shtohen rastet, rritet dhe dhuna

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kukës, Shërbimi Social jep alarmin për shtimin e rasteve të mosraportimit të fëmijëve me aftësi ndryshe, apo autikë, duke mos ndihmuar në kapjen në kohë të rastit. Shërbimi Social paralajmëron se familjet që nuk trajtojnë sic duhet të miturin, do u hiqet kujdestaria.
Shërbimi Social në Kukës, paralajmëron familjet që kanë fëmijë me aftësi ndryshe, të përkujdesen sic duhet, pasi në të kundërt masat do jenë deri në heqje të kujdestarisë. Sipas ekspertëve, shpesh familjarët nuk i integrojnë këta fëmijë, për shkak të mentalitetit, duke rënduar mbi gjendjen e të miturve.
Dileman Nela, përgjegjës i Shërbimit Social pranë bashkisë Kukës: Pjesë e mirë e familjarëve vazhdojnë ti fshehin këto raste. Shtohen rastet e dhunës në familje qoftë për shkaqe ekonomike apo raste të tjera. Një pjesë e mirë e kujdestarëve nuk kujdesen sipas ligjit. Në tre raste që kemi pasur i kemi referuar në në bashkie dhe shërbimin social dhe do arrijmë deri atje sa ti hiqet e drejta e kujdestarisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/femijet-me-aftesi-ndryshe-sherbimi-social-kukes-shtohen-rastet-rritet-dhe-dhuna/

Recommended