Rritet numri i denoncimeve per ngacmime seksuale

  • 5 years ago
Rritet numri i ngacmimeve seksuale në vend. Sipas të dhënave të siguruara nga TV Klan, vetëm 6 muajt e parë të këtij viti, në drejtorinë e policisë së Tiranës numërohen 29 denoncime kur një vit më parë numëroheshin 40 në total. Por sociologët thonë se shifrat janë edhe më të larta se ato që denoncohen.
Edmond Dragoti, sociolog: Ngacmimet seksuale, të cilat raportohen janë shumë pak në krahasim me ato që ndodhin. Janë një stigmë individuale e individit, raportimi i tyre jo shpesh gjen mbështetjen e shoqërisë. Ngacmimet seksuale nuk janë produkt i varfërisë apo pasurisë, i intelektualizmit apo elementeve të tjerë. Janë më shumë produkt i kulturës individuale dhe kulturës shoqërore.
Më alarmante, për sociologët, është abuzimi me të mitur.
?Ngacmimi seksual, apo më saktë përdhunimi, incesti e të tjera janë jo vetëm sjellje të papërgjegjshme sociale dhe morale, por në anën tjetër janë edhe dukuri që lidhen kryesisht me faktin që janë shprehje më tepër agresivitetit sesa e seksualitetit. Në lidhje me natyrën e krimit seksual të abuzimit me fëmijët ka një ngarkesë negative dhe për faktin se kryesisht ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët janë të njohurit e tyre ,të afërmit, ose të njohurit me të cilët e joshin fëmijën dhe nëse fëmija familjarizohet ai do jetë i abuzuar gjithë jetën dhe ky është shqetësimi. Është me thjeshtë të parandalosh një abuzim seksual sesa të rehabilitosh pasojat e tij.?
Sipas shoqatës për mbrojtjen e fëmijëve, rreth 12% e te miturve janë dhunuar seksualisht.
Tv Klan

Recommended