Dhuna seksuale, Luarasi: Duhet ndryshim në Kodin Penal, të mos bjerë barra tek viktima

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Dhuna seksuale mbetet një plagë e rëndë në shoqërinë shqiptare e cila ka pasoja të thella në psikologjinë e viktimave.

Një fenomen i pranishëm është dhuna seksuale me njerëz të njohur e cila e thellon më shumë këtë problematikë.

Për pedagogen Iris Luarasi, një problem i madh mbeten ligjet në Kodin Penal përsa i përket kësaj çështjet duke e konsideruar atë të vjetër. Ajo sygjeron kategorizimin e përdhunimit sipas pëlqimit, pra nëse partneri apo partnerja nuk ka dëshirë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, ajo të konsiderohet përdhunim dhe të dënohet.

Luarasi: Ne kemi një problem në Kodin Penal që është shumë i vjetër. Barrën e provës sipas ligjit e ka viktima. Duhet të ndryshonte vite më parë. Nuk mund të ketë viktima barrën e provës kur vjen puna për dhunimin seksual. Ti jo vetëm që dhunohesh, por duhet të jesh në gjendje të jesh e fortë që të shkosh menjëherë tek mjekësia ligjore. Nuk ndodh. Një pjesë e mirë e dhunës seksuale nuk ndodh vetëm me të panjohur. Pjesa më e madhe e dhunës seksuale ndodh me njerëz të njohur që mund të jenë një komshi, kushëri apo edhe babai. Kemi patur shumë raste të tilla. Viktima është e dobët dhe nuk guxon që të shprehë se kushëriri e ka përdhunuar. Një pjesë ndodh edhe me partnerët.

Të rinj dhe të reja që kanë një lidhje. A mundet që viktima të tregojë që ka qenë në shtëpinë e të partnerit të saj dhe pastaj t?i mbushi mendjen policit tek rajonit që ajo është përdhunuar kur ti ke një ligj të tillë. Ajo që ne duhet të bëjmë është për t?i shtyrë ata për të treguar rastet e tilla. Edhe në rast se polici ka qenë përdhunuesi ai duhet të marrë dënimin. Por nëse e denoncon pas 10 vitesh nuk ka asnjë shanc me ligjin aktual që të vërtetosh se ka qenë përdhunuesi. Ne sygjerojmë pjesën e pëlqimit. Vetëm në momentin që partnerja thotë po, atëherë vetëm kjo është një marrëdhënie seksuale me konsensus.

E ftuar në Ora News, Luarasi shprhet se përveç ndryshimeve ligjore duhet të ketë dhe një ndërgjegjësim më të gjerë si dhe përfshirjen e këtyre çështjeve në sistemin e edukimit.

Luarasi: Në të gjitha rastet e tjera do të quhej përdhunim. Kjo nuk vjen domosdoshmërisht vetëm tek ndryshimi i kodit penal. Vjen me gjthë ndërgjegjësimin edhe diskutimin e marrëdhënieve në debate të hapura, futjen dhe edukimin seksual në shkolla. Është edhe elementi të flasësh për legjislacionin. Nëse një person është 15 vjeç, ai duhet ta dijë që ka penalitete për marrëdhëniet me të mitur. Kur vjen rasti tek pedofilia, dënimet e tyre duhet të jenë më të mëdha pasi këtu kemi dhe diferencën e madhe të moshës. Të ketë dënim tjetër nëse diferencat e moshës mes përdhunuesit dhe viktimës është 4-5 vjet dhe një tjetër dënim nëse kjo diferencë është 30-40 vjet.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dhuna-seksuale-luarasi-duhet-ndryshim-ne-kodin-penal-te-mos-bjere-barra-tek-viktima/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" o...

Recommended