Basha: Do te kundershtojme cdo ndryshim antikushtetues ne Kodin Zgjedhor
  • 3 years ago
Miratimi i hapes së listave dhe koalicionet sipas propozimit të PS-së është në shkelje me Kushtetutën. Kështu mendon kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe tha se si anti-ligjore që janë partia e tij do t?i kundërshtojë me të gjitha mënyrat. Gjatë një prononcimi për mediat, Basha tha se nuk ka asnjë formulë që do të mbajë Edi Ramën në pushtet.

?Shkatërrimi i institucioneve është një nga arsyet pse kjo bandë e ka kërdisur vendin në këtë farë mënyrë. Pjesë e shkatërrimit të institucioneve është edhe shkatërrimi i parlamentit. Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë thellësisht antikushtetuese. Mbi analizën që ia kanë bërë mirë ekspertët e opozitës tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që do ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar popullor. Vetëm për premtimet e pambajtura Edi Rama do të largohet me një votë peblishitare nga qeveria. Çdo hap anitkushtetues në kundërshtim me rekomandimet e ODIHR në kundërshtim me 5 Qershorin do të kontestohet, por po ju them që nuk ka formulë ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve?, tha Basha.

Opozita ka kundërshtuar amandamentet e PS-së për listat e hapura dhe koalicionet. Ajo ka kërkuar ekspertizën e ODIHR-it, por kjo është refuzuar nga mazhoranca./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended