Përbërësit: 250 g miell 125 g gjalpë Pak Kripë 2 lugë ujë të ftohtë 3 portokall 100 g sheqer 3 vezë 2 lugë niseshte
Në tas te mielli shtojmë gjalpin dhe ujin e ftohtë, formojmë brumin e tartës. E lëmë të pushojë 30 minuta dhe e hapim në tavë, e shpojmë me pirun. E pjekim 15 minuta me 180 gradë. Ne tas rrahim vezët me sheqerin, niseshtenë dhe lëkuren e portokallit, shtojmë lëngun dhe e vendosim te zieje derisa te trashet gjithmonë duke e trazuar, shtojmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë. Te baza e tartes shtrojmë kremin e portokallit, e zbukurojmë me lëkurë dhe fara pishe te pjekura.