Top News - Rama për ‘zgjedhoren’/ ‘Gati të takohem me Bashën e Metën’
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha që hapja e listave dhe çështja e koalicioneve parazgjedhore të diskutohet në Këshillin Politik, ku faktor të jetë edhe opozita jashtë parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, pa lënë mënjanë ironinë për ?opozitën presidenciale? kreu I qeverisë shpreh gatishmërinë që këtë herë të shkojë vetë në Këshillin Politik, duke ftuar edhe Lulzim Bashën e Ilir Metën që të jenë në tavolinën e bisedimeve.

?PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s'ka si të jetë kundër, madje megjithë opozitën presidenciale në tryezë!

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI-Opozitën presidenciale për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#TopChannel
Recommended