Report TV - Rama i përgjigjet Lu: Gati në çdo orë të takohem me Bashën

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, gjatë konferencës për shtyp në mesditë, lidhur me takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Rama tha edhe njëherë tjetër se është i gatshëm të takohet e kreun e opozitës në çdo moment.

Kreu i qeverisë theksoi se i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të ambasadorit amerikan, pasi sipas tij politika ka hyrë në një situatë absurde. "E dëgjova ambasadorin Lu dhe i jap plotësisht të drejtë. Gati të takohem me Bashën në çdo orë, edhe natën. Jam i gatshëm të takohem, por të kenë propozim të pranueshëm. I jap plotësisht të drejtë ambasadorit, jemi në një situatë absurde", tha Rama.

Në një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Rama e cilësoi sistemin e drejtësisë në Shqipëri si më të korruptuarin në Europë.

Kreu i qeverisë tha se ky sistem drejtësie është damka e Shqipërisë në sytë e Europës.

Ndërsa prokurorët dhe gjykatësit, kryeministri i cilësoi nami i zi për vendin.

"Ky sistem drejtësie duhet shembur në themel. Duhet shembur kjo arkitekturë duke nisur nga KLD. Si të dalim nga ky sistem i korruptuar? Ky është vettingu. Vettingu ka dhënë kudo rezultate pozitive, diku të shkëlqyera dhe dikur mjaft pozitive. Vettingu ka qenë një koncpet i gjithëpranuar edhe nga qeveria edhe nga opozita, madje ne kemi kërkuar një përfshirje të fortë të ndërkombëtareëve në këtë proces", u shpreh Rama

Recommended