Zef Mazi, kryenegociatori i Shqiperise me BE-ne. Rama: Gati të ulem në tryezë me Metën e Bashën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në ditën e Europës, gjatë konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Kryeministri Edi Rama bëri publike emrin e kryenegociatorit në tryezën BE-Shqipëri për pranimin e vendit tonë në union.

?Ne kemi ngritur grupin negociator. Kryenegociatori është një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, por kjo është një arsye më shumë në këtë proces. Një personalitet i njohur dhe gjithëpranuar pë dijen e aftësitë e tij" deklaroi Rama ne konferencen e perbashket me ambasadorin e BE-se, Soreca.

Fton Meten e Bashen ne nje tryeze te gjere - Por kreu i qeverisë shqiptare e pranon që për të plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë të cilat janë vënë nga vendet e BE është i domosdoshëm konsensusi politik dhe institucional.

Rama u shpreh i gatshëm që të ulet në një tryezë të gjerë me presidentin e kryetarin e Opozitës dhe perfaqesues te institucioneve te tjera per te realizuar reformat që kërkon Bashkimi Europian me qëllim përshpejtimin e rruges drejt BE-se.

Edi Rama: "Ne po përgatitemi për konferencën ndërqeveritare me BE-në. Plani i punës është I detajuar për muajt në vijim. Qeveria mban peshën kryesore por duhen të gjithë aktorët dhe ne jemi të mirëvullnetshëm për tu ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës e të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura. Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, jo tu kërkojmë të tjerëve që të bëjnë detyrat tona si qeveri dhe as për tu imponuar të tjerëve se cfarë do të bëjnë por për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces."

Madje i pyetur nga RTV Ora nësë për këtë çështje do të marrë si shembull praktikën e ndjekur në Këshillin e Sigurisë, Edi Rama shprehet se është i gatshëm të bëjë gjithçka që ta nxisë këtë shembull.

Jam gati te kercej tango por dhe vallen e shpatave

Edhe Ambasadori Soreca nënvizoi faktin kyç për të plotësuar reformat që është bashkëpunimi politik dhe vijimi i realizimit te reformave.

Lexoni: Soreca: Jeni në segmentin e fundit të rrugëtimit, duhet patjetër të luftoni korrupsionin, forconi ligjin

Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte, duke nisur nga miratimi i të reformës zgjedhore, kthimin në funksionalitet Gjykatën Kushtetutes, rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar për të patur një datë për një uljen në tryezën e bisedimeve.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shqiperia-cakton-grupin-negociator-kryesohet-nga-zef-mazi-rama-fton-meten-e-bashen-ne-tryeze

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended