Ora News - Rama pranon vetingun në politikë: Gati të ulem me Bashën. T'i ndajmë me libër shtëpie
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Partisë Demokratike për të bërë veting në politikë. Para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, të mbledhur paraditen e sotme, Rama tha se ishte gati të ulej në tryezë me Bashën madje dhe ishte gati i pari ti nënshtrohej këtij procesi por ka dhe një por... Ky proces nuk do të thotë ndërprerje të reformës sëë drejtësi e cila do vijojë deri në fund.

Edi Rama: "Jam shumë dakord. Sa më parë! ... Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Ai vetingu tjetër, do vazhdojë. Këtë vetingun që i ka lindur në zemër Lulit, jemi gati. Unë jam gati. Ta bëjmë e ta nisim nga unë personalisht. Unë, presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja, rrethi familjar, vjehrri të gjithë patjetër. Të kuptojnë njerëzit ku jemi dhe a jemi të gjithë njësoj apo ca ndyrshe e ca ndryshe. Pa tjetër! Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre, ku udhëtojnë. Sa rrinë jashtë. Kush ua paguan. Unë jam gati. Të diskutojmë gjejmë mekanizmin. Sepse nuk besoj se një komision bipartizan ta bëjë këtë punë! (qesh) Nuk ma ha mëndja, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria"

T'i ndajmë me libër shtëpie

Edi Rama: "Le ti ndajmë një herë e mirë këto hesape. Le ti ndajmë me libër shtëpie, siç me libër shtëpie e kanë bërë politikën në 25 vjet, me libër shtëpie ti bëjmë të gjitha.

Kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusë librin në sqetull dhe të mos merret më me politikë dhe të qepi gojën!

Të tjerët të shpëtojnë njëherë e mirë nga kjo politikë mizerabël me libër shtëpie."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-gati-te-takoj-bashen-gati-te-nis-vetingun-nga-une
Recommended