Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake

  • 5 years ago
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme dekretin e shkarkimit nga detyra të Fatmir Xhafës me 75 vota, ndërsa në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të komandohet Sandër Lleshi, por duke u emëruar fillimisht si zv/ ministër në këtë dikaster. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Ai u shpreh se në asnjërën nga 12 kompetencat e Presidentit nuk parashikohet refuzimi i dekretit.

Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të Republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën President. Atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute, që kemi sot. Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme. Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu. Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin

Recommended