Rama, 90 minuta koke me koke me Meten per Lleshin

  • 6 years ago
Edi Rama iu drejtua vetë zyrës së Presidentit, një ditë pasi Meta e njohu atë zyrtarisht me mënyrë shkresore dhe me pas njoftoi mediat se nuk ka krijuar bindje të plotë për t?i dhënë besimin kandidaturës së Lleshit si ministër.

Me kërkesën e tij, Rama diskutoi me kreun e shtetit për plot 90 minuta. Nuk dihet ç?domethënie ka kjo lëvizje prej ?shahisti? e kryeministrit kur zyrtarisht Meta s?ka dhënë asnjë argument ligjor për mos dekretimin e Sandër Lleshit.

Burime nga Presidenca thonë se Presidenti e ka njoftuar përmes një letre kreun e qeverisë për argumentet e tij, ndërsa publike do t?i bëjë gjatë ditës së hënë. Pikërisht për këtë letër Meta dhe Rama siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit kanë diskutuar këtë të dielë.

?Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.?

Që takimi ishte konstruktiv e tregoi dhe buzëqeshja e Ramës në daljen nga Presidenca. Nuk sqarohet nga palët nëse vijimi i komunikimit mes kryeministrit dhe Presidentit nënkupton propozimin e një kandidature tjetër për ministër të Brendshëm. Këto dilema që vetë palët kanë zgjedhur të jenë të tilla, priten të sqarohen në fillim të javës kur përfundon dhe afati tjetër kushtetues prej 10 ditësh që parlamenti të votojë ose jo dekretin e Presidentit për shkarkimin e Ministrit të dorëhequr Fatmir Xhafaj.

Recommended