PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës/ Raporti hetimit 1 vjeçar nga parlamenti: Shkelje ka, por ...
  • 4 years ago
Siç edhe Top Channel ekskluzivisht një ditë më parë e raportoi, socialistët në komisionin hetimor parlamentar nuk kanë gjetur fakte dhe prova të mjaftueshme për ti propozuar parlamentit shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


E gjithë beteja politike e socialistëve për t?ja ndërprerë mandatin Ilir Metës përfundoi me një fjali të vetme justifikuese mos-shkarkimi, lexuar nga relatorja Klotilda Bushka.

Në pafuqi për ta shkarkuar presidentin socialistët do ti propozojnë kuvendit disa ndryshime ligjore.

Anëtarët e Opozitës u larguan nga komisioni hetimor, duke mos u pajtuar me qëndrimin e socialistëve ndaj presidentit.

?Cila është arsye që ngritët këtë komision, kjo është pa sens. Ne kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, arsye pse kemi ardhur në këtë komisioni. Kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi pjesë e lojërave tuaja me Ilir Metën. Ndaj kemi vendosur te braktisim këtë Komision dhe ju vazhdoni me pazaret tuaja?, u shpreh Alban Zeneli.

Socialisti Bashkim Fino e kundërshtoi propozimin e Ulsi Manjës për hartimin nga ky komision i një rezolute që do ta këshillonte Presidentin si të sillej në vazhdim.

Komisioni Hetimor do të mblidhet përsëri të hënën për të votuar raportin final që i dërgohet kuvendit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#PS#TopChannel
Recommended