Listat dhe tërheqja nga shkarkimi i Metës/ Parlamenti do të mblidhet 4 herë brenda 7 ditëve

  • 4 years ago
TIRANE-Brenda shtatë ditëve Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në katër seanca plenare. Nesër do të zhvillohet normalisht seanca e radhës e Kuvendit, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare, ndërsa fundi i Korrikut do të jetë i nxehtë, pasi në tre ditë do të ketë tre seanca radhazi.

Kuvendi i Shqipërisë njofton se Konferenca e Kryetarëve miratoi  sot kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020. "Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020" thuhet në njoftim. Por çfarë do të miratohet? Dy janë çështjet që pritet që të miratohen.

E para lidhet me ndryshimet kushtetuese, që ka të bëjë me hapjen e listave dhe koalicionet. Ndërsa brenda këtij sesioni parlamentar, pritet që të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm që u ngrit për Ilir Metën, ku PS-ja u tërhoq nga shkarkimi.

Recommended