Hoqi dorë nga shkarkimi i Metës / PS e ndarë, Fino: Po njollosim veten! Hyseni: I tërhoqëm veshin
  • 4 years ago
TIRANE-Komisioni i Posaçëm Hetimor për Ilir Metën po diskuton sot për raportin që do i dërgojë Kuvendit për votim. Brenda shumicës nuk janë të gjithë dakord me raportin e hartuar seancën e kaluar nga repaltorja socialiste Klotilda Bushka që tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit dhe kërkon hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit. Bashkim Fino e kundërshtoi raportin. Ai tha se nuk mund të njollosim veten me një rezolutë.

Diskutimet në Komisionin Hetimor
Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.

Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.

Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.
Recommended