Përbërësit: 4 presh 2 Patate Piper i zi Kripë Vaj ulliri Gjalpë Pana Sherebelë
Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë degët e sherebelës, shtojmë preshin dhe patatet e copëtuara. Shtojmë lëng perimesh dhe rregullojmë shijen me kripë, piper. I ziejmë derisa të zbuten plotësisht, e bluajmë me blender, shtojmë 1 lugë pana për ta bërë më kremoze dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe bukë të thekur.