Ora News - Zbarkoi drogën në Itali, në ndjekie gomonia që dyshohet të jetë futur në ujërat e Vjosës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vazhdon prej disa orësh ndjekja e një gomoneje e cila nga burimet thuhet se të jetë nisur dy ditë më parë nga Vlora me lëndë narkotike, i ka zbarkuar në shtetin fqinj të Italisë dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit për në Shqipëri.

?Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues? njofton policia.

Bëhet fjalë për një gomone mbi 11 metra të gjatë me dy motor të fuqishëm ideale për transportimin e lëndëve narkotike.

Në momentin e kthimit gomonia është pikasur nga Guardia di Financa në ujërat territorale italiane dhe më pas është ndjekur për rreth 1 orë derisa ka mbërritur në ujërat territoriale shqiptare.

Teksa ka mbërritur në zonën shqiptare është njoftuar edhe roja bregdetare shqiptare që bashkë me Guardia di Financan po vazhdojnë tashmë ndjekjen e gomones.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/operacion-ne-det-ne-ndjekje-gomonia-qe-u-nis-me-droge-nga-vlora-drejt-italise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended