5 ore ndjekje, gomonia braktiset ne grykederdhjen e Vjoses |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky është momenti kur policia kufitare dhe roja bregdetare ndjekin një gomone në Vlorë.
Gomonia e cila dyshohet se po transportonte drogë drejt Italisë, u pikas mëngjesin e se enjtes ne det të hapur, ndërsa po tentonte brigjet italiane. Për 5 orë në ndjekje të saj u vunë Guardia di Financa, policia kufitare, roja bregdetare, helikopterë dhe dron, por për shkak se gomonia me gjatësi mbi 7 metra kishte dy motorë të fuqishëm, kapja e saj ka qenë e vështirë.
Pak para mesditës policia e ka gjetur atë pranë grykëderdhjes së Lumit Vjosa ndërsa trafikantët e dyshuar janë fshehur në pyje.
Pranë zonës policia ka gjetur edhe disa emigrantë të paligjshëm dhe po hetohet nëse kanë lidhje me gomonen.
Fillimisht ishte Guardia di Financa që sinjalizoi për një rast të mundshëm trafiku droge. Ka dyshime se trafikantët mund ta kenë çuar në Itali drogën, ose e kanë hedhur në det, por ende nuk është gjetur asnjë sasi lënde narkotike.
Burime nga Policia e Vlorës thanë se bëhet fjalë për një mjet detar të fuqishëm, i cili ka shkuar deri në Durrës për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë dhe më pas është rikthyer sërish në Karaburun dhe brigjet e Vlorës.
Zona me pyje ku kalon Lumi Vjosa është rrethuar nga forca të shumta policie, që janë në ndjekje të dy trafikantëve të dyshuar.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended