Report Tv - Vlorë, gjendet një gomone e braktisur në grykëderdhjen e Vjosës

  • 5 years ago
Një gomone bosh, dhjetë metra e gjatë është gjetur e braktisur mbrëmjen e djeshme nga policia, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Report Tv mëson se gomonia ishte pajisur me motorr të fuqishëm dhe dyshohet se do të përdorej nga trafikantë për të transportuar lëndë narkotike.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke dashur të shkojë në identitetin e personave që kanë marrë gomonen për të kryer një trafik të mundshëm të lëndës narkotike jashtë vendit.

Recommended