Ora News - Zbulohen gati 1. 5 ton drogë afër Vjosës, droga në furgonë po dekompozohej
  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngarkesë prej 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa ishte mbyllur në dy furgona të fshehur mes shkurresh e pemësh në afërsi të shtratit të lumit Vjosa.

Droga ishte prodhuar më herët, madje një pjesë është gjetur e ngurtësuar drejt dekompozimit, dhe mesa duket është fshehur në furgon për t'i shmangur operacioneve të kontrollit në të gjithë territorin e Shqipërisë që policia ka ndërmarë dhe vijon për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

E mbështjellë mirë dhe me adeziv kultivuesit kanë vendosur drogën në dy furgonë të bardhë të markës 'Mercedes Benz' me targa të falsifikuara të cilët i kishin mbyllur me celës. Më pas furgonat ishin fshehur mes shkurresh, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj.

Operacioni i koduar "Vjosa" u ndërmor pas informacioneve të marra në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

"Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë për evidentimin e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll me qëllim shmangies së kontrollit" informoi sot policia e Gjirokastres.

Sekuestrohen dhe snajper

Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht:

16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu.

1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa (prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit)

Policia nuk jep detaje se kush mund te jenë autorët.

"Operacioni ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera."

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm, për veprat penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë? parashikuar nga nenet 283/1, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbulohen-gati-1-5-ton-droge-ne-memaliaj
Recommended