Report TV - Forcat e Armatosura forcojnë argjinaturën e Vjosës, Xhaçka: Evitojmë përmbytjet në Fier
  • 5 years ago
Forcat e Armatosura dhe bashkia Fier po i japin fund përmbytjeve në njësitë administrative Frakull dhe Dërmenas, duke forcuar ndjeshëm argjinaturën e lumit Vjosë, në një gjatësi prej gati 4 km.

Ngritja me mbi 2 metër nga niveli ekzistues i kësaj argjinature, nga fshati Ferras, deri në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, afër fshatit Frakull, pritet të përballojë pa problem prurjet e lumit Vjosë gjatë stinës së reshjeve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi, deputetët e qarkut, Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj dhe prefekti Baki Bala, inspektuan nga afër punimet në një pjesë të kësaj argjinature.

Xhaçka e konsideroi si shumë të rëndësishëm këtë investim për parandalimin e përmbytjeve në këtë zonë, si dhe përmendi mbështetjen për pushtetin lokal jo vetëm me mjete e forca, por edhe me buxhet. ?Është një punë shumë e madhe dhe ka një përfitim të jashtëzakonshëm për zonën, pasi të gjitha ato dëme që do t?i kishim në rast përmbytjesh, evitohen.