Ora News - Soreca: “5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën elektorale është konsideruar kusht për negociatat e integrimit. Me këtë mesazh të dhënë në Vlorë ambasadori i BE-së Soreca, i ka konsideruar ndryshimet e Kushtetutës si tejkalim i këtij pakti. Duke saktësuar se për këtë duhej të ishin zhvilluar konsultime, ai thekson se për to duhet gjetur mekanizmi gjithëpërfshirës.

Në ditën që Tirana ziente nga zhvillimet politike, zëri zyrtar i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasdori Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit duke e votuar sa më shpejt në Kuvend.

?BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit. Ka qenë proces gjithëpërfshires. Është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet. Ky është prioriteti kryesor. Ndaj ftojmë parlamentin që ta votojë.?

Nga Vlora, Soreca i cili së bashku me ambasadoren e SHBA-së Kim dhe atë britanik Norman, i përsëriti politikës shqiptare se pa eeformën zgjedhore nuk ulen në një tryeze me BE.

?Reforma zgjedhore është kusht kusht kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit, kjo është bërë e qartë edhe në përfundimet e këshillit në mars 2020. Pa ketë kusht, Shqipëria nuk mund të ulet në konferencen e parë ndërqeveritare.?

Për ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet zgjedhore, Ambasadori tha se nuk janë pjesë e rekomandimeve, ndaj rekomandoi dialog me mekanizmin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/soreca-5-qershori-kusht-per-negociatat-te-miratohet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended