Report TV -Soreca: 2 kushtet të Gjermanisë për të hapur negociatat..
  • 5 years ago
TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në deklaratë për mediat tha se Bundestagu gjerman nuk ka vendosur asnjë kusht të ri për Shqipërinë në "PO" që i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave. Ai sqaroi se nga rezoluta e Bundestagut gjerman, janë vetëm dy kushte që duhen plotësuar deri në marrjen e vendimit për hapjen ose jo të negociatave, të ditura edhe më parë: Reforma Zgjedhore, dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Kryediplomati i BE-së sqaroi edhe të vërtetën e 7 kushteve që u quajtën të reja për Shqipërinë. Në fakt ato janë 7 detyra që duhen përmbushur gjatë fazës së negociatave sipas kapitujve të ndryshëm që do të duhet të diskutohen. por që nuk ndikojnë në vendimin për çeljen ose jo të tyre. Vetëm pas kompletimit të të gjithë kapitujve Shqipëria mund të shpresojë në anëtarësim në familjen evropiane.
Recommended