Soreca Tre muaj për të plotësuar kushtet
  • 5 years ago
#rtvora

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i kujton qeverisë shqiptare se ?PO?-ja me kushte e Gjermanisë është vetëm një hap pozitiv, pasi më parë se vendit tonë t?i hapen negocoaciatat me BE-në duhet të plotësohen kushtet. Deri në konferencën ndërqeveritare të BE-së duhet të miratohet Reforma zgjedhore si dhe të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

Luigi Soreca: Pas asaj çfarë është kërkuar nga Bundestagu duhet parë nëse edhe shtetet e tjera do të ndajnë këtë qëndrim në Këshill. Nëse merret është një vendim i këshillit të BE-së do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare ku BE dhe Shqipëria do të ulen së bashku për çeljen zyrtare të negociatave. Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të plotësohen 2 kushtet."

Por për të plotësuar kushtet e fazes së parë, sipas kreut të delegacionit të unionit duhet bashkimi i të gjitha forcave, të majtë dhe të djathtë, brenda dhe jashtë parlamentit.

Luigi Soreca: Qeveria, parlamenti, Presidenti, opozita jo parlamentare, shoqëria civile, media, nësë dhe kur të merret vendimi në tetor nga këshilli i BE-së të gjitha palët duhet të bëhen bashkë në mënyrë që duke punuar së bashku për të çuar Shqipërinë përpara. Duhet të ketë një bashkim kombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/soreca-te-gjitha-palet-duhet-te-ulen-qe-te-bashkepunojne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended