Report TV - LSI kundër projektligjit për Mediat: Luftë e hapur për të mbytur fjalën e lirë
  • 4 years ago
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar nga mediat që të bojkotojnë aktivitete e kreut të qeverisë Edi Rama duke marrë shkas nga projektligjet për mediat që sipas tij tentojnë të censurojnë mediat. Vasili shprehet se është detyrë e mediave, gazetarëve dhe pronarëve të tregojnë integritet profesional. Vasili shton se: Shqipëria po bëhet shembull i shkeljes në mënyrë flagrantë të lirisë së medias. Koha t?i thoni ndal këtij individi, këtij pushtuesi?

Deklarata e plotë:

Shqipëria është pllakosur në këto momente nga fatkeqësia shumë e rëndë natyrore që ajo u përball siç ishte tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ai që i parapriu më 21 shtator, gjithashtu edhe ai një tërmet shumë i rëndë.
Pikërisht në këto moment në tërë opinionin publik është shfaqur më e zezë se kurrë hija e betejës dhe e luftës e hapur nga fronti i kryeministrit për të mbytur me çdo kusht dhe me çdo mjet fjalën e lirë, pra një betejë frontale ndaj medias shqiptare, të gjitha llojeve të formave të saj, vizive, të shkruar, virtuale në mënyrë që të kontrollohej gjithçka edhe në këtë pushtet të katërt, ku në të duhet të pasqyrohen dhe reflektohen vetëm mashtrimi dhe demagogjia e përditshme që ai gatuan në kuzhinën e tij mediatike, për t?ia shitur shqiptarëve dhe për t?i mashtruar dhe hedhur hi syve atyre.
Recommended