Ora News - BE i shpall “luftë" dezinformimit, gazetari italian: Mediat të thellohen në informacione
  • 5 years ago
#oranews
Bashkimi Evropian i ka shpallur ?luftë dezinformimit?, kryesisht atij të shpërndarë në rrjetet sociale e i drejtuar nga Kremli. Një nismë e tillë bëhet me e ngutshme në prag të zgjedhjeve evropiane të majit, për të cilat Brukseli druhet dezinformimi mund të keqpërdoret nga partitë populiste.

Komisioni Europian dyshon se Rusia shpenzon deri në 1.1 miliardë euro në vit për të nxitur fushatat dezinformuese në internet. Përveç monitorimit dhe identifikimit të lajmeve të rreme, ekspertët po bëjnë thirrje për shtimin e arsimimit në internet dhe edukimin e brezave të rinj të gazetarëve.

Këtë mesazh përcolli në Tiranë gjatë një diskutimi të hapur me studentë dhe gazetarë, Massimo Mapelli zv./kryeredaktor i rrjetit televiziv italian LA7.

Mapelli: ?Është e rëndësishme të flasim sot për fake news sepse është rritur mundësia në rrjetet sociale, së bashku me lajmet të qarkullojnë edhe informacione toksike. Është e rëndësishme të kuptojmë në një kohë sa më të shkurtër se cilat informacione duhen thelluar (nga mediat) gjatë ditës.?

Për të luftuar lajmet e rreme, Mapelli, bën thirrje të mediat të mos fokusohen vetëm tek mesazhet që vërshojnë në rrjetet sociale nga vetë politikanët.

Mapelli: ?Gjithashtu duhet t?u japim më shumë mundësi të rinjve që kanë lindur në epokën e rrjeteve sociale dhe që i kuptojmë më mirë, pra të ashtu quajturit fack checkers janë thelbësorë për të pasur një informacion të saktë, pavarësisht mundësive të shumta të ndotjes. Duhet të përdorim të gjitha mjetet për të pasur një informacion të saktë. Të mos harrojmë asnjëherë se duhet të thellohemi në disa tema dhe të mos kushtëzohemi vetëm me një qasje sipërfaqësore.?

Në diskutimin e hapur të organizuar nga Ambasada Italiane, ishin ftuar dhe gazetarë të njohur shqiptarë për të këshilluar studentët dhe brezin e ardhshëm të gazetarëve.

Leftion Peristeri

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-i-shpall-lufte-dezinformimit-gazetari-italian-mediat-te-thellohen-ne-informacione

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended