Ora News - Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Autoritetet policore italiane kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 qershor) gazetarin e njohur italian, ish-drejtori i ''TG 4'', Emilio Fede.

Arrestimi i tij është bërë për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyteti i Milanos.

Gazetari italian është dënuar përfundimisht më 2019 nga Gjyakta e Lartë Italiane, me 7 muaj arrest shtëpiak dhe 4 vite në dispozicion të shërbimeve sociale për favorizim seksual në kuadër të procesit gjyqësor "Ruby bis" ku është përfshirë dhe ish-kryeminstri italian Silvio Berlusconi.

Largimi nga qyteti i Milanos në Napoli dhe shkelja e urdhërit të drejtësisë për të mos u largauar nga qyteti, është motivi i arrestimit të gazetarit të njohur.

Ai u arrestua në një restorant në Napoli teksa po darkonte me bashkëshorten e tij, ish-senatoren Diana De Feo.

Sot Gazetari Emilio Fede mbush 89 vjeç, ditëlindje që kishte vendosur ta festonte në Napoli.

Për agjensitë italiane të informacionit ish-drejtori i ''TG 4'' ka deklaruar se "momenti i arrestimit ka qënë një terror i vërtetë në sytë e të gjithë klientëve të restorantit sikur të ishte një nga kriminelët më të këqinj".

Autoritetet policore italiane me një komunikim publik sqarojnë se arrestimi i gazetarit italian është bërë për shkelje të urdhërit të autorizimit të gjykatësit të mbikqyrjes e transferimti pa leje nga Milano në Napoli.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/arrestohet-gazetari-i-njohur-italian-emilio-fede

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended