Promovoi librin në Tiranë, gazetari italian: Shqipëria s’vuan nga lodhja, kjo duhet shfrytëzuar
  • 6 years ago
Vendet e preferuar kinematografikë të Oscar Larussi-t janë Bari dhe Venecia. Bari-n, sepse e cilëson vendin më të zhvilluar, përsa i përket kontributit që ka dhënë në zhvillimin e historisë së Italisë nëpërmjet kinematografisë. Ndërsa, qytetin tjetër, Venecia-n, e ka përzemër jo vetëm sepse bashkëpunon si anëtar i Komitetit të ekspertëve të Ekspozitës së Venecia-s, por edhe sepse sa herë që e prek këtë vend prej tij ?rrëmben? magji.

Libri ?Të shkosh për vende filmike? e autorit italian Oscar Larussi-t u promovua në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Tiranë. Autori për kamerën e ?Report Tv? rrëfen emrat e dhjetë qyteteve të kinemasë, por edhe arsyet, se këto vende kanë frymëzuar breza të tërë kineastësh. Kritiku i kinematografisë tregon edhe se si Shqipëria mund të kthehet në një vend prodhimi kinematografik .

Zoti, Larussi e fillojmë bisedën nga titulli i librit, përse ?Të shkosh për vende filmike??
Sepse, është një mënyrë për të rrëfyer Italinë përmes tregimeve që kanë të bëjnë me letërsinë, në këtë rast me kinemanë. Bëhet fjalë për vende që bëjnë të mundur rrëfimin e historisë italiane e traditës italiane përmes kinemasë. Flitet për filma të rëndësishëm apo për aktorë dhe aktore të rëndësishme lidhur me 10 qytetet që kam rrëfyer në libër.
Recommended