Soreca: "Zgjedhorja", kusht per negociatat | Lajme - News

  • 4 years ago
Miratimi sa më parë nga parlamenti i marrëveshjes së 5 Qershorit për Bashkimin Europian është një kusht i panegociueshëm në rrugën drejt unionit. Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë për klasën politike Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, duke kërkuar që fryma e atij dokumenti të vijojë mes palëve.

?BE e ka përshëndetur marrëveshjen e 5 Qershorit. Ishte arritje e madhe, një proces gjithëpërfshirës. Tani është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet sa më shpejt. Ky është prioritet kryesor, pasi marrëveshja parashikon iniciativën e krijimit të KQZ dhe identifikimin biometrik, i cili duhet nisë sa më shpejt. Ne e ftojmë parlamentin ta miratojë këtë marrëveshje, menjëherë. Reforma Elektorale është një kusht thelbësor për të nisur negociatat?.

Për Ambasadorin Soreca ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore edhe pse janë jashtë kërkesave të OSBE/ODIHR-it, mund të jenë pjesë e dialogut mes palëve sikundër fryma bashkëpunuese që çoi në arritjen e marrëveshjes së 5 Qershorit.

?Këto ndryshime të sistemit elektoral do të duhet të kenë konsultimet e duhura. Ndërkohë që ne e njohim plotësisht rolin e parlamentit për të miratuar elementë shtesë të Reformës Elektorale për ndryshimin e sistemit, ne inkurajojmë të gjitha palët të përfshira për të vazhduar diskutimet dhe dialogun me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe një mekanizëm gjithëpërfshirës të treguar gjatë marrëveshjes së 5 Qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për Reformën Elektorale?.

Këto deklarata Ambasadori Soreca i bëri nga Vlora, gjatë linçimit të fushatës ?Europa është këtu?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended