Soreca, optimist per negociatat
  • 5 years ago
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përsëritur edhe një herë këtë të premte thirrjen që partitë politike të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës politike.

?Ne u kemi kërkuar të gjitha partive politike të përfshihen në dialog që prej fillimit të krizës. Dikush i ka numëruar thirrjet dhe janë rreth 35-37 thirrje për dialog?, tha Soreca në një prononcim për gazetarët.

Ambasadori i BE-së mendon se dialogu duhet të nisë nga një pikë specifike, e cila mund të jetë edhe reforma zgjedhore.

?Mendoj se dialogu duhet të nisë nga një pikë specifike dhe kjo pikë specifike mund të jetë reforma zgjedhore. Mund të jetë momenti që të gjitha partitë politike të kthehen dhe të diskutojnë çfarë është më e rëndësishmja për qytetarët shqiptarë, zgjedhje e përfaqësuesve në një mënyrë të drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Mendoj se vendimi për hapjen e negociatave mund të ndihmojë shumë dialogun. Të gjithë palët politike duhet të kuptojnë se 91 për qind e të gjithë shqiptarëve dëshirojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, dhe këtu bëjnë pjesë mbështetës të të gjitha partive.? /tvklan.al
Recommended