Negociatat, Katrugalos: Pronat e minoritetit u vu si kusht - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Europian vendosi të martën të shtyjë vendimin për negociatat me Shqipërinë në muajin tetor.Por sipas kryediplomatit grek Jorgos Katrugalos, këshilli në të njëjtën mbledhje mori dhe një vendim tjetër.Sipas tij, te drejtat e pronësisë se minoritetit grek si dhe e drejta e vetëdeklarimit, përcaktohen si kritere per integrimin e Shqipërisë ne BE.?Ky vendim është nje sukses i rendesishem ne radhe te pare per mbrojtjet e te drejtave te minoritetit tone ne Shqipëri. Per here te pare ne mënyre kaq te qarte lidhet perspektiva europiane e Shqipërisë me respektimin e te drejtave te minoritetit ne zonën e Himarës dhe jo vetëm, e dyta e drejta e vetedeklarimit është shumë e rëndësishme. Pritet ne Shqipëri legjislacioni përkatës dhe duhet të shohim se si një minoritar grek do te mund te vetedeklarohet si i tille.?Nuk është hera e parë që Athina zyrtare e lidh çështjen e negociatave të Shqipërisë me të drejtat e minoritetit, por këtë herë shtyrjen e vendimit për negociatat në muajin tetor e quajnë një sukses edhe të Greqisë.Ndërkohe, Ministria e jashtme ne Tiranë e pyetur nga Vizion Plus për ketë vendim, nuk dha përgjigje për ketë - sipas Ministrisë, duket pyetur vetëm Këshilli i Bashkimit Europian.