Ora News - Soreca reagon për vrasjen në Bularat: Shqipëria dhe Greqia të gjejnë një marrëveshje
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se çështja mes Shqipërisë dhe Greqisë është dypaleshë dhe sipas tij është e rëndësishme që dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Luigi Soreca: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen.

Numri një i diplomacisë europiane vlerësoi ministrin në detyrë, Fatmir Xhafaj për operacionet e fundit, ndërsa tha se shpreson që qeveria të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Luigi Soreca: Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa operacione shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Xhafaj. Ndaj vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe e gjithë qeveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin.

Deklaratat e ambasadorit të BE u bënë pas një aktiviteti në Fier.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/soreca-shqiperia-dhe-greqia-te-gjejne-nje-marreveshje
Recommended