Top News - Raporti vjetor i AMF/ Tërmetet, dëmshpërblim 4.12 mld lekë

  • 4 years ago
Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete prezantoi në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Raportin e veprimtarisë së Autoritetit gjatë vitit 2019. Mete lidhur me dy termetet e vitit te shkuar tha se sa i përket tregut të sigurimeve vlera e kërkesave për dëmshpërblim arriti nivelin 475 milionë lekë për ngjarjen e 21 shtatorit dhe rreth 3.65 miliardë lekë për ngjarjen e 26 nëntorit. Sipas tij ngjarjet e tërmetit nxorën në pah domosdoshmërinë e zgjerimit të mbulimit të sigurimit të pronës, duke qënë se afro 2.5% e banesave kanë një mbulim të tillë. zyrtar i amf informoi Kuvendin edhe në lidhje me masat rregullatore të ndërmarra pas dy katastrofave natyrore për të garantuar shëndetshmërinë e tregut të sigurimeve, duke rritur me 34.4% provigjonet teknike, krahasuar me vitin 2018, që përbën rritjen më të madhe të realizuar ndonjëherë ndër vite. Sa i takon Fondit të Kompensimit, mete tha se AMF ka vijuar monitorimin e procesit të pagesave të prapambetura. ?Gjatë vitit 2019 u paguan rreth 604 milionë lekë dëmshpërblime me objekt Fondin e Kompensimit. Pandemia solli një rritje të numrit të mjeteve të pasiguruara, në afro 22%, shifër që përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për gjithë tregun e sigurimeve. Kostot e krijuara për këtë fond nga mjetet e pasiguruara transferohen tek mbajtësit e rregullt të policave të sigurimit, duke reflektuar në primin e tyre të sigurimit. Z. Mete theksoi se pandemia COVID-19, në varësi të shtrirjes së efekteve në tregjet nën mbikëqyrje, do të përcaktojë sfida domethënëse për Autoritetin gjatë pjesës së mbetur të këtij viti dhe në vazhdim. sipas tij gjatë këtij viti drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet e COVID-19 në tregjet nën mbikëqyrje do të përqendrohen te menaxhimi i situatës dhe ruajtja e qendrueshmërisë së tregjeve të mbikëqyrura, mbikëqyrja efektive dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregjeve, digjitalizimi, plotësimi i kuadrit ligjor dhe mbrojtja e personave të siguruara dhe investitorëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AMF#Termet#TopChannel

Recommended