Veliaj, 7 mld lekë për "Zoologjikun", mes fituesve edhe kompania "G.P.G. Company" e Paqsor Buzit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shtatë miliardë lekë ka parashikuar të japë kryebashkiaku Erion Veliaj për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik. Fitues i tenderit për rehabilitimin e këtij kopshti është shpallur bashkimi i katër operatorëve ekonomikë, mes të cilëve edhe kompania ?G.P.G. COMPANY?, në administrim të Paqsor Buzit, i arrestuar rreth 1 vit më parë për krijim të skemave mashtruese me TVSH.

Shtatë miliardë lekë ka parashikuar të japë kryebashkiaku Erion Veliaj për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik.

Fitues i tenderit për rehabilitimin e këtij kopshti është shpallur bashkimi i katër operatorëve ekonomikë, ?ED KONSTRUKSION? shpk & ?G.P.G. COMPANY? shpk & ?ALBA KONSTRUKSION? dhe ?VEKO? shpk.
Siç shihet pjesë përbërëse e këtij bashkimi operatorësh edhe kompania ?G.P.G. COMPANY?, që është në administrim të Paqsor Buzit, i cili zotëron 50% të aksioneve të kësaj kompanie.

Ai është një emër i njohur për opinionin publik pasi rreth 1 vit më parë u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë nën akuzat e krijimit të skemave mashtruese me TVSH, falsifikimit dhe fshehjes së të ardhurave.
Por ky nuk është rasti i vetëm ku kompania në fjalë shpallet fituese, pasi në Open Data rezulton të ketë fituar plotë 31 tendera të tjerë që nga viti 2015 me një total prej më shumë se 20 miliardë lekësh.
Por Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që kësaj shifre t?i shtojë dhe tenderin për rikonceptimin dhe rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik.
Përveç fituesit në garë kanë marrë pjesë dhe dy kompani të tjera, të cilat janë skualifikuar, njëra pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa tjetra sepse nuk plotëson disa kritere.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/veliaj-7-mld-leke-zoologjikun-mes-fituesve-edhe-kompania-gpg-company-e-paqsor-buzit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended