Top News - Franca miraton rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë
  • 4 years ago
Franca miratoi rritje të pagave ? në vlerë prej 8 miliardë eurosh ? për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë lavdëruar për rolin e tyre në luftimin e koronavirusit.


Marrëveshja u nënshkrua të hënën vonë midis qeverisë dhe sindikatave të punëtorëve, pas disa javësh negociata.

Në bazë të saj, paga do të rritet për 183 euro në muaj.

Punëtorët shëndetësorë në Francë janë lavdëruar gjatë gjithë kohës së pandemisë së koronavirusit, me shfaqje të rregullta të vlerësimit të publikut.

Megjithatë, ata kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mira për spitalet.

?Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor?, tha kryeministri i Francës, Jean Castex, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rritje pagash.

?Kjo është, para së gjithash, mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë?, shtoi ai.

Franca ka regjistruar mbi 200,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 30,000 kanë humbur jetën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JeanCastex#France#TopChannel
Recommended