Angjeli - Bode replika per rritjen e pagave - (18 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Financave Anastas Angjeli, ka argumentuar sot se rritja e rrogave të buxhetorëve dhe pagat e pensionistëve, nuk do të dëmtojë aspak kompensimet. Kështu kreu i Financave i është kundërpërgjigjur akuzave të vetë Berishës, i cili dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, deklaroi:

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Nga një anë shtojnë pensionet, nga ana tjetër heqin kompensimet. Këta janë shumë të pa ndjeshëm, morali i kusarit është morali i të pa ndjeshmit ndaj çdo lloj fenomeni?.

Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- ?Nuk e di se për çfarë ndjenja flet opozita, por ndjeshmëria e qeverisë për aspektet sociale, shtresa më e prekur e të cilëve janë pensionistët, është shumë e qartë në këto tre vite të qeverisjes së Aleancës për Shtetin dhe veçanërisht gjatë këtij viti të qeverisjes Meta, të cilën siç e konfirmova, jo vetëm që bëri një rritje page dhe pensionesh, por e bëri më të madhe se sa ajo që ishte parashikuar?.

Rritja e rrogave dhe pensioneve është bërë në një situatë ekonomike të favorshme ku inflacioni po shkon drejt nivelit zero, si dhe janë rritur të ardhurat nga vjelja e taksave dhe doganave, por një gjë e tillë kundërshtohet nga sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode.

Ridvan Bode:- ?Ja ku është mrekullia socialiste. Nga viti 97-2000, inflacioni 80.6%, rrogat janë rritur 17%, pensionet janë rritur 25%. Kjo tregon se çfarë rritje dhe çfarë mirëqenie, ka krijuar pushteti i kontrabandës në Shqipëri?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended