PD: Kryeministri mashtroi per rritjen e pagave
  • 5 years ago
?Kemi mundësinë të bëjmë një rritje duke nisur nga 1 Prilli për mjekët, infermierët, mësuesit dhe për ushtarakët?.

Partia Demokratike risolli në vëmendje këtë deklaratë të Kryeministrit Rama për të thënë se ai nuk ka mbajtur premtimin e bërë për rritjen e pagave për arsimtarët dhe bluzat e bardha.

"Edi Rama është një mashtrues. Qeveria të nxjerrë menjëherë një vendim me fuqi prapavepruese, në mënyrë që rritja modeste të perfitohet që prej datës 1 Prill dhe asnjë ditë më vonë."

Por qeveria reagoi përmes Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erisa Spiropali, duke e cilësuar jo serioze deklaratën e ardhur nga selia blu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali sqaron se pagat e muajit Prill paguhen në Maj, kohë kur do të reflektohet edhe rritja e parashikuar për mjekët e mësuesit.

Tv Klan
Recommended