Kryeministri prezanton rindertimin, heqjen e taksave e rritjen e pagave - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketën e kryedemokratit Lulzim Basha për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si jo serioze. Duke iu referuar vendimmarrjeve të tij në të kaluarën, Edi Rama e krahasoi shefin e opozitës me një shalqi që rezultoi kungull. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Në konferencën e dedikuar për planin e rindërtimit, kreu i qeverisë bëri me dije se deri në fund të Dhjetorit do të mbarojnë së ndërtuari shtëpitë individuale, pjesa më e madhe e shkollave do të jenë rikonstruktuar në një vjetorin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i Nëntorit dhe në katër muajt e parë të 2021 do të jenë në proces ndërtimi pallatet. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Pasi pranoi premtimin e papërmbushur për prezantimin e një pakete të tretë të ringritjes së ekonomisë pas daljes nga izolimi për shkak të Covid19, kreu i qeverisë deklaroi se të gjitha masat e ndërmarra deri më tani si heqja e tatim fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël, programet e nxitjes së punësimit apo rritja e pritshme e pagave për arsimtarët dhe bluzat e bardhë janë pjesë e saj. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Me akuzën se opozita po bën premtime vetëm për fushatë elektorale, Edi Rama o vetëofrua të çoj vota në favor të Partisë Demokratike. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Përballë bojkotit të Ligës së Futbollit, ish basketbollisti Edi Rama nuk tërhiqet.EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Rama: basha, shalqin me prove!