Top News- Amnesty International: Punëtorët shëndetësorë po vdesin nga COVID-19 në shkallë tronditëse

  • 3 years ago
Amnesty International thotë se punonjësit e shëndetësisë po vdesin në shkallë tronditëse nëpër botë prej pandemisë së koronavirusit.


Organizata e njohur ndërkombëtare ka bërë një bilanc një jetëve të humbura në radhët e personelit mjekësor dhe llogarit që në të gjithë globin, të kenë vdekur të paktën 7.000 prej tyre. Për Amnesty, atyre që luftojnë me sëmundjen në vijat e para të frontit, u nevojitet qasja e duhur në pajisjet mbrojtëse.

?Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtën të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë këtë çmim ?, tha Steve Cockburn, shef për drejtësisë ekonomike dhe sociale në grupin e të drejtave me bazë në Londër.

?Shumë muaj në pandemi, punonjësit shëndetësorë ende po vdesin me ritme të tmerrshme në vende të tilla si Meksika, Brazili dhe SHBA-ja, ndërsa përhapja e shpejtë e infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe Indi tregon nevojën që të gjitha shtetet të ndërmarrin veprime?, shtoi ai.

Të paktën 1.320 punonjës shëndetësorë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Meksikë, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AmnestyInternational#SteveCockburn#TopChannel

Recommended