Ora News - Loja me koalicionet zgjedhore, Kokona: E drejtë e lejuar në kartën e Kopenhagenit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Edhe pse OSBE dhe be theksuan se sistemi elektoral nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve, këshilli legjislativ i parlamentit ka vazhduar diskutimin me ekspertët mbi propozimet e opozitës së re. madje ndër të tjera u kërkua që të jetë parlamenti ose gjykata kushtetuese që të vendosë se sa koalicionet para zgjedhore ndikojnë në tjetërsimin e votës dhe eliminimin e garës mes partive.

Në mbledhjen e radhës së këshillit të legjislacionit ekspertët kanë dhënë mendimin e tyre mbi ndryshimin e kushtetutës sipas propozimit të opozitës parlamentare.

Sistemi proporcional me lista të hapura u konsiderua si një mundësi më e mirë përfaqësimi, teksa koalicionit zgjedhore si një parim i pranuar dhe në kartën e Kopenhagenit.

Kokona: Sipas studiuesve, edhe pse listat e mbyllura janë sisteme proporcionale, ato fuqizojnë partitë politike dhe këto.

Eksperti pranë këshillit politik të reformës zgjedhore paraqiti dhe një pasqyrë të sistemit aktual.

Rusmajli: Koalicionet parazgjedhore realizojnë përqendrimin e alternativave elektorale. Kurse konkurrimi pa koalicione shumëfishon ofertën politike dhe elektorale. Skema e parë mund të sjellë konfliktualitet të skenës politike.

Megjithatë ai tërhoqi vëmendjen se vendimi për rritjen e pragut është një vendim politik ashtu sikurse theksoi se rezultati i një kodi elektoral nuk matet në një raund të votimeve.

Teksa theksoi se duhet parë se sa ndikon koalicioni parazgjedhor në të drejtën e votës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/loja-me-koalicionet-zgjedhore-kokona-e-drejte-e-lejuar-ne-karten-e-kopenhagenit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended