RTV Ora - BSH ndërhyri për të mos lejuar zhvlerësimin e monedhës evropiane

  • 5 years ago
#rtvora
Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 180 mln euro gjatë vitit 2018 vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ndërhyrja më e fortë në treg për të blerë euro ka qenë korrik-shtator kur u blenë 114.55 mln euro. Pas stabilizimit të kursit në tre muajt e fundit të vitit të shkuar operacionet janë ndërprerë.

Luhatjet e forta në kursin e këmbimit valutor në vend ku euro arriti nivelin më të ulët prej 124 lekësh detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë në treg.

Në total gjatë vitit që lamë pas, për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor, janë blerë rreth 180 mln euro. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ndërhyrja ka nisur në muajin prill ndërsa ka kulmuar gjatë periudhës Korrik ?gusht- shtator kur janë blerë 114.55 mln euro.

Ndërhyrjet në tregun e parasë prej institucionit qendror janë të zakonshme edhe për krijimin e rezervës valutore dhe nëse përfshijnë edhe këtë element Banka e Shqipërisë ka blerë gjatë viti 2018 mbi 300 mln euro përfshirë edhe një kredi nga BERZH në shumën e 116.22 mln euro në kuadër të marrëveshjes së këmbimit.

Ndërhyrja në tregun valutor nga institucioni i Bankës Qendrore është ndërprerë në tre muajt e fundit të vitit 2018 edhe pse monedha evropiane përsëri shënoi dobësim të ndjeshëm.

Aktualisht 1 euro këmbehet me 125 lekë por Banka e Shqipërisë e ka cilësuar këtë një balancë të re për ekonominë shqiptare. Edhe ekspertët kanë vlerësuar që një nivel i tillë i monedhës evropiane është një realitet i ri për ekonominë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-nderhyri-te-mos-lejuar-zhvleresimin-e-monedhes-evropiane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended