Përbërësit: 100 g Quinoa ½ Kungulleshka ½ Spec i kuq 1 degëz Selino ½ Mollë jeshile ½ Shegë ½ Lëng portokalli ½ Lëng limoni Kripë Vaj ulliri
Shpëlajmë disa herë quinoan derisa uji të dali i pastër, e ziejmë në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. E kullojmë dhe e vendosim në tas, shtojmë perimet pasi i kemi prerë imët në kubikë. Shtrydhim limonin, portokallin, shtojmë kripë piper dhe vaj ulliri, e përziejmë derisa të bëhet një mase dhe shtojmë te quinoa. E shërbejmë në pjatë dhe e zbukurojmë me gjethe selinoje.