Receta në 2 minuta - Sallatë orizi shumëngjyrësh

  • 4 years ago
Përbërësit:
300 g oriz
100 g proshutë
150 g djathë i butë
100 g ullinj të zinj
100 g kastraveca turshi
150 g domate të vogla
½ spec i kuq
½ qepë e kuqe
1 kuti Ton
Rukola
Kripë
Piper
Vaj ulliri

Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë pasi kemi grimcuar imët qepën, specin, kastravecat . Presim në kubikë djathin dhe ndajmë në mes domatet dhe ullinjte, i shtojmë te orizi. Shtojmë tonin pasurojmë shijen me rukola, e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

#tring #tringbuzeqesh #shohTring #receta #2minuta
Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDig...
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/www.instagram.com/tring_albania/igital/ Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/