Përbërësit: 300 g oriz i zier 100 g djathë i butë pa kripë 300 g pjepër 200 g proshutë 100 g rukola Manaferra Kripë Piper Vaj ulliri
Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë djathin, proshutën, pjeprin të copëtuara. E pasurojmë shijen me rukola, manaferra dhe e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.