Apeli myftiut: Alarm për institucionet fetare, të jenë pranë besimtarëve e të sqarojnë me vërtetësi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Pas ngjarjes makabër të mbrëmjes së djeshme ku u gjetën të pajeta nënë e bijë në banesën e tyre në Tiranë, reagoi dhe ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Arsyeja kryesore sipas hetuesve është vetë-flijimi pasi besonin tek ringjallja dhe ishin pjesë i sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se këto ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me asnjë besim fetar por është thjesht një indoktrinim.

Ai i bën apel të gjithë institucioneve fetare, që të bëjnë një transparencë me vërtetësi tek besimtarët për doktrinat e tyre.

Gjithashtu ai u kërkon institucioneve shtetërore përkatëse që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet fetare.

Gurra: Kjo nuk është thjesht një ngjarje me kornizë psikike. Për fat të keq ky është një ndodhi e kobshme. Nuk ka në asnjë besim tradicional t?i dërgosh për së gjalli në këtë mënyrë makabre në parajsë. Fetë qiellore kanë ndërtimin e parajsës këtu në botë, e pastaj duke shpresuar tek zoti. Nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë nga fetë qiellore. Kjo në gjykimin tim është e disata herë që nga komunitete të ndryshme fetare, shoqëria shqiptare tronditet. Është e disata herë që vajza të tilla vetëflijohen për shkak të besimeve të tilla. Këto janë thjesht grupime okulte, sektariste të keqpërdorura qoftë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/apeli-i-myftiut-alarm-institucionet-fetare-te-jene-prane-besimtareve-e-te-sqarojne-me-vertetesi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended