Sarandë, drafti për sezonin turistik/ Gurma: Rregullat s'duhet të jenë të njëjta për të gjithë!
  • 4 years ago
SARANDË- Kryefjalë e sezonit turistik në Sarandë do të jenë çmime të ulëta, ndryshe nga vitet e kaluara! Të paktën ky është premtimi i kreut të Bashkisë, Ardian Gurma i cili në një intervistë për Report Tv ka dhënë disa lajmë të mira sa i përket nisjes së sezonit turistik. Pikë së pari, lajmi më i rëndësishëm është e vija bregdetare e qytetit, që nis porti detar deri te ish- hotel Butrini do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Një vendim i tillë, siç ka sqaruar Gurma, ka ardhur si pasojë e ankesave të njëpasnjëshme të qytetarëve.

"Vija bregdetare e tradicionale e qytetit, do të jetë e lirë për qytetarët. Duke patur eksperiencë e vitit të kaluar nga ankesat e qytetarëve, sidomos atyre rezidentë, që nga porti detar deri te ish- hotel Butrinti me një pjes ëtë shëtitores nuk është kontraktuar nga operatorët, por nga Bashkia me një çmim minial, këtë vit e gjitha do të jetë falas, pa asnjë lloj pagese", u shpreh Gurma, teksa pyetur se kur mund të nis sezoni turistik, ai u shpreh optimist se kjo ditë nuk do të jetë e largët. "Nëse do ishte në dëshirën tonë donim që sezoni të hapej në 15 ditëshin e parë të majit, patjetër që jemi në një situatë që nuk varet nga dëshirat tonë, mendojmë se të paktën kjo ditë nuk do jetë e largët, kjo edhe pse jemi në zonën e gjelbër", shtoi Gurma.
Recommended