Rama: Presim vlerësimin me pikë të tyre për kandidatët për deputetë! Drafti votohet nesër
  • 3 years ago
Marrja e vlerësimit nga anëtarësia dhe jo vetëm  për kandidatët për deputet nga partitë politike është një proces i rëndësishëm që nuk po anashkalohet nga dy partitë e mëdha,por ndryshe nga PD që ka zgjedhur votimet dhe grumbullimin e njerëzve në qendra e votimit në të gjithë qarqet e vendit, PS është treguare më e moderuar,e kushtëzuar edhe nga pandemia, duke prezantuar një platformë online anëtarësia.ps.al,ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo platformë u prezantua nga kryeministri Edi Rama, cili tha se platforma siguron anonimatin e çdo anëtari të PS dhe nuk ka manipulime të vlerësimit, që mund ta kthejnë në komisione farse ku   votohet më pak i pëlqyeri duke iu referuar këtu votimeve për kandidatë të PD-së.

Sipas Ramës, kjo platformë do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë dhe punëve. Çdo anëtarë partie do të bëjë vlerësimin me anë të pikëve nga 1-5 të cilat do të merren në konsideratë për përzgjedhjen përfundimtare të ekipit përfaqësues.

Rama foli edhe për draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit duke thënë se ka një kohë për dialog e konsensus dhe ka një kohë për t'i dhënë fund diskutimeve dhe të kalohet në veprim. Rama tha se drafti do të  votohet nesër dhe se nga ky proces PS është treguar më e përulura duke plotësuar dëshirat e dy opozitave, asaj në Kuvend dhe asaj jashtëparlamentare.

Nëse nuk do të fitonte zgjedhjet, Rama tha se në atë ditë që s'do i besohet roli i Kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje dhe do i urojë punë të mbarë atyre që do marrin stafetën.
Recommended