Nesër mblidhet komisioni, drafti votohet nen për nen, ende pikëpyetje për vendet e rezervuara

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet nesër. Vetë kryetari i saj, Fatmir Xhafaj njoftoi për mbledhjen. Sa i takon vendeve të rezervuara Xhafaj tha se nuk është përkufizuar nga Venecia si zgjidhje dhe se ishte kundër ndërhyrjes politike në pushtetin e së drejtës megjithatë la të hapur negociatat për mundësinë e një marrëveshjeje
Fatmir Xhafaj: ?Sot në mëngjes shpërndamë draftin e komisionit. Nesër mblidhet komisioni. Do të shqyrtojë e votojë nen për nen e në tërësi draftin. Drafti që do të jetë në tavolinë është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim.?
2/3?
Fatmir Xhafaj: Është e pranueshme dhe për sa kohë u rekomandua si një zgjidhje konsensuale ne e kemi pranuar dhe në respekt të nevojës dhe dakordësisë së arritur. Sot në projekt është me 2/3
Po për vendet e rezervura?
Fatmir Xhafaj: Vendet e rezervuara nuk janë propozim i ndërkombëtarëve, por është formulë në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare. Vendet e rezeruvuara nuk ka qenë kurrë e dakordësuar mes palëve dhe nuk është definuar nga Venecia si zgjidhje. Institucionet të ndahen mes partive. Që do të thotë PS të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorirsë, PD të vetët, dhe LSI të vetët. Kjo zgjidhje në KQZ është problematike dhe KQZ është bërë shpesh pjesë e votimit politik sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë. Por KQZ është ndërtuar si organ politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Pokurorisë janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike do të ishte cënim i pavarësisë së tyre

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/neser-mblidhet-komisioni-drafti-votohet-nen-per-nen-ende-pikepyetje-per-vendet-e-rezervuara/

Recommended