Rama shans për konsensus por s’lejon prekjen e vetingut. Veto për vendet e rezervuara

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të gjetur konsensus me opozitën ka hedhur një hap të ri drejt konsensusit duke ofruar një formulë mes vendeve të rezervuara të kërkuara nga opozita dhe shumicës prej dy të tretave për dy institucione: Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e lartë të Prokurorisë. Dhe vija e kuqe e pakapërcyeshme është tolerimi i vendeve të rezevuara në dy institucionet e vetingut që kryejnë radiografinë etike dhe profesionale të sistemit të drejtësisë, që janë komisioni i pavarur i kualifikimit dhe ai i apelimit. Kjo është zgjidhja e shefit të qeverisë në rast të kundërt ai deklaroi votën kundër për një reformë që siç tha ai nuk do t?i hyjë më në punë askujt.
Tirane- Kryeministri Edi Rama, në një moment intensiv negociatash për tu dakortësuar për reformën në drejtësi, qarteson pozicionin mbi mundësitë për kompromis mes opozitës por edhe për atë që cilësohet vijë e kuqe për PD. Duke folur për pretendimin e opozitës për vendet e rezervuara ai tha se procesi i kontrollit të figurës së gjyqtarëve është i paprekshëm.
Edi Rama: Janë 4 institucione të reja formimi i të cilave do të kalojë përmes kuvendit.
Dy prej tyre lidhen me vetingu ose ndryshe radiografia etiko profesionale e çdo prokurori apo gjykatësi.
Bëhet fjalë për komisionin e posaçëm të kualifikimit ku do të kalojë në një filtër shumë të imët me monitorimin ndërkombëtar pasuria dhe vendimmarrjet ndër vite të gjyqtarëve e prokurorëve që do të duan të hetojnë dhe gjykojnë në këtë vend. Kolegji i Apelimit ku ata të cilët kanë pretendime se janë gjykuar jo drejtë nga komisioni do të rikalojnë në një filtër të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeminis...

Recommended